Portrete të firmave
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës
Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, WEF, Kosova edhe këtë vit është prezantuar përmes «House of Kosova», duke u renditur në mesin e vetëm 25 shteteve që kanë një shtëpi përfaqësuese, ndonëse në Davos janë të pranishme pothuajse të gjitha vendet e botës.
E vendosur në qendër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme globale, «House of Kosova» shërben si platformë për promovimin e potencialit ekonomik, kulturor dhe diplomatik të vendit, duke krijuar ura bashkëpunimi me liderë politikë, përfaqësues institucionesh, sipërmarrës dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se është krenari e veçantë fakti që aty po përfaqësohen të arriturat dhe potenciali i Kosovës dhe i mërgatës para liderëve të rëndësishëm botërorë.
Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar hapjen e dytë të Shtëpisë së Kosovës si fillimin e një tradite të qëndrueshme për vendin.
“Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos tashmë është hapur për herën e dytë. Nëse viti i parë ishte vit i ngjarjes, hera e dytë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën dhe identitetin tonë, por në anën tjetër prezantojmë edhe mundësitë për investime ekonomike, shkëmbime tregtare dhe bashkëpunime të të gjitha llojeve”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka vënë në pah se «House of Kosova» shërben jo vetëm si hapësirë prezantimi, por edhe si vend takimi mes liderëve politikë, sipërmarrësve dhe investitorëve ndërkombëtarë, ku Kosova shpalos potencialin e saj zhvillimor dhe vizionin për të ardhmen.
Një theks i veçantë iu kushtua edhe rolit të rinisë dhe mërgatës, të cilat, sipas Kurtit, janë në qendër të këtij prezantimi në Davos.
Përmes një video-reportazhi ekskluziv, sjellim pamje dhe histori nga ky ambient dinamik, ku Kosova prezantohet si një partnere serioze dhe aktive në diskutimet për zhvillimin, inovacionin dhe të ardhmen globale. Ky prezantim në Davos shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë ndërkombëtare të Kosovës dhe afirmimin e saj në qendrat kryesore të vendimmarrjes botërore.
Ndiqeni videon për të parë nga afër «House of Kosova» në Davos dhe rolin e saj në ndërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj













