Lajme
Serbi: Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Nexhat Pireva, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Shtetasi i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, teksa pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, MPJD ka konfirmuar se Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri, transmeton albinfo.ch.
“MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve. Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










