Shqiperia
Shqipëria, me rritjen më të shpejtë të udhëtarve në Evropë
Shqipëria rezulton një ndër vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të udhëtarëve nga ajri.Në një raport të fundit Këshilli Ndërkombëtar I Aeroporteve e rendit vendin tonë si një prej shteteve me performancën më më të mirë duke regjistruar një rritje me 56 % të turistëve që kanë ardhur në muajt e parë të vitit krahasuar kjo me periudhën para pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Brenda tregut të Bashkimit Europian tre vende rezultojnë me rritje si Greqia,Portugaia dhe Qiproja por përsëri ato mbeten pas Shqipërisë .
Sipas Raportit të Lidhshmërisë së Industrisë Aeroportale për vitin 2025 ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë si politikat e aviacionit dhe shtimi i linjave të fluturimeve Loë Cost.Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti Shqipëria priti 2.45 milionë turistë të huaj që vinin kryesisht nga shtete Europiane ku mbizotëronte Italia.
Vetëm në periudhën janar -mars vendi ka përfitur 874 milionë euro nga turistët duke pësuar një rritje me 11% krahasuar kjo me një vit më parë ose e përkthyer në vlerë 86 milionë euro më tepër.kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të udhëtarëve përbën faktorin përcaktues për këtë ecuri.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













