Integrimi
Diaspora, pikë strategjike e legjislative turke
Votat e turqve të diasporës, sidomos e atyre të Zvicrës, do të jenë vendimtare më 7 qershor
Sondazhet tregojnë hapur: Zgjedhjet legjislative të 7 qershorit në Turqi do të kryhen në mënyrë të hapur. Deri në atë pikë sa Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) e presidentit Recep Tayyip Erdogan mund të detyrohet të formojë një koalicion për të qëndruar në fuqi. Është hera e parë që diçka e tillë ndodh këtu edhe 13 vjet që ai drejton vendin, i vetëm, edhe duke pasur gjithmonë maksimumin e votave.
Në këtë kontekst, çdo votë do të jetë e vlefshme në mbrëmjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe ato të qytetarëve në moshë për të votuar të diasporës (mbi 4 milionë persona, ndër të cilët 2 milionë ndodhen në Gjermani), të cilëve e drejta e votimit iu është dhënë për herën e parë vitin e kaluar me rastin e zgjedhjes së presidentit të Republikës në votimin e përgjithshëm. Këto zgjedhje ishin fituar me lehtësi të madhe nga Erdogani.
Veçantia zvicerane
Sipas Konsullatës turke në Gjenevë, diaspora e Zvicrës numëron 100.000 persona, ndër të cilët 10.000 kanë të drejtë të votojnë në Zvicrën frëngjisht –folëse. Kutitë e votave (në ambasadën e Bernit, në konsullatën e Gjenevës dhe asaj të Zyrihut) janë hapur më 8 maj dhe do të qëndrojnë të hapura deri më datën 31 maj.
“Veçantia e diasporës zvicerane është se 70% e saj formohet nga kurdët”, thotë Ihsan Kurt, këshilltar socialist i Komunës Prilly, me origjinë kurde.
Për këtë të pasionuar pas politikës dhe tepër aktiv në diasporë, “është e mundur që AKP-ja të detyrohet të bashkohet në mbrëmjen e votimeve me të djathtën ekstreme nacionaliste të MHP (“ujqërit gri”) për të qëndruar në fuqi, por nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo parti të kalojë plotësisht në opozitë.
Për këtë Partia Republikane e Popullit (CHP, social-demokrate) duhet të realizojë një rezultat të mirë dhe që aleanca e saj potenciale, Partia Demokratike e Popullit (HDP, prokurde) të tejkalojë 10% të votave të duhura për të hyrë në parlament”.
Erdogani, në Gjermani
I vetëdijshëm për rëndësinë që kanë votat e diasporës (2,5% e elektoratit), presidenti Erdogan – që në parim mban neutralitetin sipas Kushtetutës – nuk ka hezituar të thërrasë të gjithë zgjedhësit e diasporës. Ai po ashtu mbajti një miting në Karlsruhe më 10 maj. “Provë e ankthit të tij”, përfundoi Ihsan Kurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













