Kosova
Çka eksportoi më shumë Kosova drejt Zvicrës gjatë vitit 2023?
Para disa ditësh Albinfo.ch ka publikuar raportin nga instituti GAP, i cili thirret në të dhënat e Doganës së Kosovës, Zvicra ishte ndër top 10 partnerët e Kosovës gjatë vitit 2023 sa i përket eksportit të mallrave.
Statistikat treguan se u eksportuan mallra në vlerë 71.86 milionë euro në Zvicër, apo 8.8 për qind.
GAP publikoi 10 kategoritë e produkteve më të eksportuara dhe importuara nga Kosova më 2023.
Produketet që janë eksportuar më shumë në Zvicër janë moblilet, dyshekët, pijet freskuese (përfshirë energjitike) dhe plastika, transmeton albinfo.ch.
Në listën e eksporteve, dyshekët prijnë me 12.1 për qind të eksportit total, që përfshinë edhe ato të destinuara për Zvicrën. Plastika zë vendin e dytë me 6.6 për qind, ndërsa tuba prej çeliku dhe hekuri renditen në vendin e tretë, jo vetëm për Zvicër po edhe për vende tjera.
Pijet freskuese (4.2%) ndërsa mobilie ishin (3.9%), kjo e fundit për nga numri i tyre ishin më shumë të destinuara drejt Zvicrës.
Mbetje dhe skrap hekuri (3.7%), struktura të hekurit apo çelikut (2.8%), energji elektrike (2.4%), pllaka dhe shirita prej plastike (2.4%) dhe kostume (2%) – janë në listën e produkteve më të eksportuara nga Kosova.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












