Kosova
Edhe pak ditë veprat e piktorit shqiptar nga Zvicra ekspozohen në Romë të Italisë
Artisti shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania do të sjell një ekspozitë në Galerinë e Arteve “Medina” në Romë të Italisë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në këtë ekspozitë kolektive që nis më 12 janar 2024, artisti Dardania do të prezantohen me veprat më të mira të tij. Në këtë ekspozitë të artit bashkëkohor do të ekspozohen vepra të ndryshme të artistëve në disiplina të ndryshme artistike; nga piktura te skulptura, nga fotografia te piktura dixhitale, nga instalacioni te performanca.
Para se të ftohet për të ekspozuar në Romë, krijuesi Dardania kishe ekspozuar veprat e tij në Milano në Galerinë “Arcadia art Gallery”.
Piktori Dardania ka thënë se temat sociale por edhe ato nga vendlindja përshkojnë veprat e tij.“Këtë vit pata ekspozitën për të zhdukurit e luftës në Kosovë në shtëpinë e artit ‘Grutli’ në Gjenevë ndër kryesoret duke ditur që aty janë organizatat ndërkombëtare, e cila zgjoi interesimin e publikut”- ka thënë ai.Ekspozita e artit bashkëkohorë në Galerinë e Arteve “Medina” në Romë të Italisë do të zgjasë deri më 25 janar 2024.
Deri më tani veprat e krijuesit Dardania janë ekspozuar edhe në Barcelonë në Paris, Bolonja e Sarajevë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











