Kosova
16 vjet marrëdhënie diplomatike Zvicër – Kosovë
Po bëhen gati 16 vjet të marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës, një raport ky shumë i afërt në shumë sfera të jetës përgjat këtyre viteve, shkruan albinfo.ch.
Nga viti 1960 Zvicra rekrutonte punëtorë nga rajoni. Në kaosin e konflikteve të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz u larguan dhe arritën në Zvicër si refugjatë.
“Gjatë konfliktit të viteve 1998-99, Zvicra ofroi ndihmë humanitare dhe ngriti programe për kthimin dhe riintegrimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur. Këto aktivitete që atëherë janë zëvendësuar nga programet e rindërtimit dhe zhvillimit”, shprehet ambasadori i sapoemëruar të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher.
Kujtojmë se Zvicra e njohu Kosovën më 27 shkurt 2008, dhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe konsullore. Që atëherë, këto marrëdhënie janë thelluar më tej dhe janë shtrirë në një gamë të gjerë fushash bashkëpunimi.
“Jam i kënaqur që unë dhe ekipi im mund të kontribuojmë në thellimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje”, thotë ambasadori Sprecher. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










