Shqipëri
Shqipëri: 3.4 milionë turistë të huaj në 6 muaj
Kryesojnë gjermanët dhe italianët
Mësohet se në 6 muajit e parë të këtij viti kanë hyrë rreth 3.4 milionë turistë të huaj në territorin shqiptar.
Referuar të dhënave të INSTAT në periudhën Janar – Qershor të vitit 2023 kanë hyrë 33% më shumë turistë të huaj se në gjashtëmujorin e parë të vitit të shkuar, që ishin 2.5 milionë turistë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të INSTAT në muajin qershor kanë hyrë mbi 1 milion turistë, por rritja është 15% në krahasim me qershorin e 2022, që ishin mbi 876 mijë vizitorë.
Në rrugët e mbushura plot me turistë, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në kryeqytet, shumica e tyre që janë akomoduar në strukturat turistike, janë gjermanë.
INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se 9.1% e vizitorëve jorezidentë ishin nga Gjermania. Shtetasit nga Gjermania ishin të dytët, pas atyre të Kosovës, me 12.7%, më pas renditen italianët me 7.8%, polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%.
Po veç fluksit të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë, edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë shtetit është rritur. Sipas INSTAT në muajin qershor kanë dalë rreth 600 mijë persona, duke pësuar një rritje me 15.5% në krahasim me qershorin e vitit të shkuar.
Tur-operatorët thonë se rritja më e madhe e turistëve pritet të shënohet në korrik dhe gusht, ku sipas parashikimeve, rritja pritet të jetë 40% më shumë se në vitin 2022.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












