Kosova
Raportohet për arrestim të 2 qytetarëve të Kosovës në Merdar nga Serbia
Labinot Maliqi nga komuna e Podujevës thotë se dy familjarë të tij janë arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare – pika kufitare që lidh Kosovën me Serbinë.
Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmon, po ashtu, për Radion Evropa e Lirë se është njoftuar në lidhje me “arrestimet e reja” nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd.
Sipas Ministrisë, është njoftuar edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, ashtu si edhe misionet tjera diplomatike në këtë vend.
“Po ashtu, është dërguar shkresë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë”, thonë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Familjari i të arrestuarve, Labinoti, thotë se nuk ka informacione për ta që nga orët e mbrëmjes së 13 qershorit.
“Më 13 qershor, rreth orës 16:30, së bashku me vëllain dhe dhëndrin kemi qenë duke kaluar nga Serbia për në shtetin e Gjermanisë. Në kufi, ata i ndaluan. I pyeta se cila është arsyeja? Policia serbe më tha: Vetëm se jeni shqiptarë. Ata janë kidnapuar, sepse nuk ka ndonjë arsye apo vepër penale për ndalim apo arrestim”, thotë Labinoti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













