Lajme
Presidenti i Austrisë, vizitë në Shqipëri
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë në Tiranë.
Të hënën Begaj mirëpret të parin e Austrisë me ceremoni shtetërore, e më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për media.
Va nder Bellen ka arritur të dielën në Shqipëri dhe është pritur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
“I nderuar të prisja sot në aeroportin “Nënë Tereza” Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen me Zonjën e Parë dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij të parë shtetërore në Shqipëri”, ka shkruar Manja, përcjell albinfo.ch.
Të dy presidentët do të marrin pjesë edhe në forumin me përfaqësuesit e bizneseve nga Austria, ndërkohë presidenti austriak do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, raporton AA, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











