Lajme
Plani, pas së cilit fshihet arsyeja e blerjes së Twitter
Menjëherë pas blerjes së plotë të platformës sociale, Elon Musk bëri disa sondazhe që janë tipike të tij, por ato tregojnë shumë për planet e tij për të ardhmen e Twitter.
Një nga sondazhet e tij kishte të bënte me rikthimin e llogarive të bllokuara të personazheve, si ish-presidenti amerikan Donald Trump apo këngëtari amerikan Kanye West, të njohur për statuset e tyre kontroverse, të cilat u bënë arsyeje edhe për bllokimin e llogarive të tyre të mëparshme.
Tashmë, të dy llogaritë e këtyre personazheve janë rikthyer në Twitter. Në një intervistë të fundit të Musk, njeriu më i pasur në botë e përforcoi edhe më tej idenë se amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane, që mbron lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë, është themelor dhe nuk mund të preket, të paktën jo nga një kompani që mban emrin e tij.
Kjo i ka shtyrë shumë votues të majtë të largohen nga Twitter, duke e asociuar Musk me një figurë të djathtë, konservatore, por kthimi i Twitter në një platformë që lufton për lirinë e shprehjes nuk duket se është qëllimi i vetëm pse Musk e bleu këtë rrjet social gjigant.
‘Rikthimi i Vine’
Javën e parë që Elon Musk hyri zyrtarisht në platformën e tij të sapopërfituar, ai pyeti ndjekësit e tij nëse ai duhet të “rikthente Vine?”.
Gati gjysmë milioni vota më vonë, shumica e përdoruesve votuan “po” (gati 80%).
Por çfarë është Vine?
Kthejeni mendjen në fillim të viteve 2010. Mendoni TikTok në ditët e para të tij. Diku në mes, do të gjeni formatin për Vine.
E zhvilluar në mënyrë të pavarur, por e blerë dhe e lansuar nga Twitter në vitin 2013, para se të lindte një pjesë e mirë e gjeneratës së TikTok, Vine ishte një platformë me video në formë të shkurtër që priste klipe gjashtë sekondash në xhirim.
Pavarësisht akumulimit të 200 milionë përdoruesve në jetën e tij relativisht të shkurtër, aplikacioni u hoq nga platforma mëmë në vitin 2016.
Ndërsa një arsye për mbylljen e papritur të Vine nuk u dha kurrë, në të njëjtën ditë kur u njoftua akordimi, Twitter shkurtoi 9 për qind të stafit të tij.
Tani, vetëm disa ditë pasi pushoi të gjithë bordin e Twitter, duket se Musk është i etur për një ringjallje të Vine.
Pse Elon Musk dëshiron të rikthejë Vine?
Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar ende nga vetë Musk, përgjigja duket mjaft e qartë. Ai ndjek një trend të vazhdueshëm që kemi parë nëpër platformat “origjinale” të mediave sociale. E thënë thjesht, ata të gjithë po përpiqen të përsërisin algoritmin TikTok.
Kur Instagram eksperimentoi me prioritizimin e përmbajtjes së videove mbi fotot në korrik, ndryshimet shkaktuan një reagim masiv që e çoi shpejt platformën të heqë testet. Por kur YouTube e bëri këtë, duke prezantuar formatin e videove të shkurtra apo shorts, ato patën një sukses të paprecendentë. Edhe Facebook duket se është nisur në të njëjtin drejtim, duke u ofruar përdoruesve një eksperiencë gjithnjë e më të ngjashme me TikTok.
Ndaj duket e qartë që përvec një platforme ku përdoruesit mund të jenë më të lirë me atë që zgjedhin të ndajnë me të tjerët, Musk po kërkon ta bëjë Twitter një konkurrent të fortë në peizazhin e gjerë të gjigantëve të rrjeteve sociale.
Do të shihet në vazhdim nëse ai do të arrijë të bëjë këtë përpara se i gjithë stafi i Twitter të jetë larguar përfundimisht./euronews
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik