Ukraina
BE-ja miraton ndihmën e re ushtarake për Ukrainën
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën pakon e re të ndihmës ushtarake në vlerë të 500 milionë eurove për Ukrainën.
Në total, BE-ja deri më tani ka ndarë rreth 1.5 miliard euro ndihma për t’u mbrojtur kundër forcave ruse.
Paketa e re do të financojë sigurimin e pajisjeve dhe furnizimeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat përfshijnë “pajisje mbrojtëse personale, pajisje të ndihmës së parë dhe karburant, si dhe pajisje ushtarake të dizajnuara për të shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njoftoi Këshilli Evropian.
“Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është thelbësore që ne të vazhdojmë dhe të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën. Në këtë formë ajo do të mbrojë territorin dhe popullsinë e saj dhe do t’i parandalojë vuajtjet e mëtejshme”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zbuluar sot përmes një videoje se çfarë armatimi shtesë i duhet vendit të tij./CNN
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













