Ukraina
Perëndimi pritet të miratojë sanksione të tjera ndaj Rusisë
Qeveritë e vendeve perëndimore pritet të vendosin sot sanksione të tjera ndaj Rusisë, si dhe të dërgojnë furnizime të reja me armë për Ukrainën. Kjo pason komentet e Presidentit Zelensky, i cili akuzoi botën se po dështon për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj vendit të tij dhe për atë që ai e cilësoi si fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe shkatërrimesh nga forcat ruse.
Sot Presidenti Zelensky akuzoi Rusinë se po përdor urinë si armë lufte, duke goditur qëllimisht infrastrukturën ushqimore.
Duke folur para Parlamentit të Irlandës, Presidenti Zelensky tha se forcat ruse “po shkatërrojnë sistemin ushqimor”, duke goditur magazinat, e bllokuar portet, që Ukraina të mos eksportojë artikuj ushqimorë dhe duke minuar fushat bujqësore”.
“Për ta uria është po ashtu një armë, një armë kundër njerëzve të zakonshëm”, tha ai, duke e akuzuar Rusinë se “po shkakton qëllimisht një krizë ushqimore” në Ukrainë, një nga vendet kryesore në botë prodhuese të grurit dhe vajit të lulediellit. Kjo do të ketë pasoja për mbarë botën, tha ai, “pasi do të ketë mungesa të artikujve ushqimorë në treg dhe çmimet do të ngrihen“.
Fjalimi i tij sot para Parlamentit irlandez ishte i fundit i një serie fjalimesh ndërkombëtare për të siguruar mbështetje për Ukrainën./VOA
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









