Tematike
Ka therur me thikë ish-partneren, shtatë vjet e gjysmë burgim për kosovarin
Gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut La Côte në Nyon janë shprehur se i pandehuri ishte fajtor për tentim vrasje me dashje
Një kosovar 34-vjeçar që kishte tentuar të vriste ish-gruan e tij duke e goditur dy herë me thikë në Morges VD në vitin 2019, është dënuar të enjten (dje) me shtatë vjet e gjysmë burgim. Prokurori, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 vjet burgim, ka deklaruar se do të apelojë.
Gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut La Côte në Nyon janë shprehur se i pandehuri ishte fajtor për tentim vrasje me dashje, transmeton albinfo.ch. “Nuk goditet një person në qafë me një thikë mishi që ka tehun 19 cm të gjatë vetëm për ta lënduar, por për ta vrarë”, është shprehur trupi gjykues.
Faji i 34-vjeçarit është veçanërisht i rëndë për shkak se ai kishte sulmuar bashkëshorten nga e cila ishte ndarë prej disa muajsh, në prani të dy vajzave të përbashkëta. Vajza e vogël, atëbotë një vjeçare ishte në krahët e nënës së saj në momentin e krimit dhe ishte një mrekulli që ajo nuk qe lënduar, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Daniel Stoll, shkruan sda.ch.
I pandehuri u shpall fajtor edhe për sulm të kualifikuar, kanosje dhe shtrëngim për shkak të dëmtimit fizik dhe psikologjik ndaj gruas së tij që kishte ushtruar ndër vite.
Edhepse gjykata ka ndjekur qëndrimin e prokurores Marlène Collaud sa i përket fajësisë, ajo tashmë ka njoftuar se do të apelojë për shkak të “dënimit tepër të butë”, transmeton albinfo.ch. Ajo po ashtu dëshiron të sigurojë që Gjykata Kantonale, sipas kërkesës së saj, të marrë në konsideratë edhe dëbimin e kosovarit, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1999.
Gjyqtarët e shkallës së parë nuk e kanë marrë parasysh dëbimin e të akuzuari për shkak se ai bashkë me familjen ka kohë të gjatë që jeton në Zvicër. Ata gjithashtu donin t’i jepnin atij një shans që ai të kujdesej për vajzat e tij pasi të dilte nga burgu.
Ashtu si prokurorët, avokatja e gruas, Coralie Devaud, besonte se dënimi ishte “shumë i ulët”. Është shumë e vështirë për klienten e saj të dëgjojë se ish-bashkëshorti i saj po dënohet me vetëm shtatë vjet e gjysmë burg, megjithëse ai për pak “i ka bërë jetime” vajzat e tij. Ajo ka shtuar se klientja e saj “jetonte me frikë në stomak” dhe se kjo frikë nuk do të largohej me një ndëshkim kaq të vogël.
Njëri nga dy avokatët e të pandehurit, Loïc Parein, është shprehur i lehtësuar që dënimi “shumë i lartë” i kërkuar nga prokuroria publike ishte ulur nga gjykata. Vendimi i gjykatës i dha klientit të tij disa shpresa, tha ai, transmeton albinfo.ch. Por ai ende nuk ka mundur të thotë nëse do të apelojë.
Autori, i cili tashmë ka vuajtur rreth dy vite burg, më 18 nëntor të vitit 2019 kishte shkuar në banesën e re të bashkëshortes, në Morges. Në hyrje të pallatit ai e ka goditur atë dy herë me thikën që kishte blerë disa orë më parë.
Gruaja ka pësuar lëndime të rënda në qafë me një prerje 15 cm dhe në njërën dorë, ku kishte pësuar teksa priste goditjen e dytë, transmeton albinfo.ch.
Në seancën e të martës, dorasi ka pranuar se nuk mund të përballonte faktin që gruaja e tij po e braktiste.
Kryetari i trupit gjykues i është drejtua drejtpërdrejt të pandehurit të enjten dhe i ka rekomanduar atij që të kërkonte trajtim psikiatrik. “Ke kërkuar falje, por nuk ke bërë reflektim në vetvete. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













