Lajme
Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Rreth 15 mijë e 530 persona në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës përmes postës nga diaspora.
Kurse në raundin e dytë këto zgjedhje mbahen në një numër të caktuar të komunave dhe, si rrjedhojë, edhe numri i mërgimtarëve me të drejtë vote do të jetë më i ulët, gjithsej 10 mijë e 220.
Këtë e bëri të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili tha se në secilën komunë që do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve, vlen lista e qytetarëve, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data e aplikimit 10 korrik deri më 18 gusht.
“Në raundin e parë të zgjedhjeve në kuadër të votimit jashtë Kosovës të drejtën për të votuar përmes postës e kanë pasur më shumë se 15 mijë e 530 qytetarë, ndërkaq në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili mbahet me një numë të caktuar të komunave, këtë të drejtë e kanë më shumë se 10 mijë 220 qytetarë. Pra, në secilën komunë ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista votuese e qytetarëve, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga data 10 korrik deri më 18 gusht”, ka potencuar ai.
Po ashtu ai shtoi se të gjithë qytetarët, të cilët janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
“Të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave”, ka thënë ai.
Ndërkaq ai kujtoi se fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më datën 12 nëntor.
“Sipas ligjit, fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më datë 12 nëntor. Të drejtën për të votuar gjatë këtij procesi e kanë vetëm votuesit e komunave, në të cilat organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga 10 korriku deri më datë 18 gusht 2021. Pra, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, sepse vlen lista votuese e raundit të parë”, ka shtuar Elezi.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10).
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










