Lajme
Kosovë, shtatë raste të dhunës në familje, brenda 24 orëve
Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në rrethin tonë shoqëror. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të policisë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit, tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Prizren dhe dy në Gjakovë.
Në të gjitha rastet, viktima të sulmit nga bashkëshortët kanë qenë femrat.
Më poshtë rastet e plota sipas raportit:
Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 23.10.2021 – 20:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij, femër kosovare. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 17.10.2021 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ditë më parë, përmes telefonit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
Prizren 23.10.2021 – 14:30. Viktima femër kosovare ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës), i dyshuar mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Gjakovë 23.10.2021 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 21.10.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











