Tematike
Pas 42 vitesh në Zvicër, shtetasi i Maqedonisë dëbohet për shkak të tregtisë me armë
Gjykata e Qarkut, në Rheinfelden ka dënuar një shtetas të Maqedonisë ts Veriut i cili tregtonte armë në shkallë të gjerë. Një armë automatike që ai kishte shitur, është përdorur në një grabitje të armatosur
I akuzuari e përshkruan veten si entuziast të armëve, shkruan Aargauer Zeitung.
“Më pëlqen të shikoj armët e mia dhe t’i pastroj ato-është kënaqësi për mendjen dhe zemrën”, është shprehur 68-vjeçari nga Maqedonia e Veriut të mërkurën para Gjykatës së Qarkut Rheinfelden.
Por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës: Ai, pos që kishte një arsenal të tërë armësh në shtëpi, gjithashtu blinte dhe shiste armë zjarri në një shkallë të gjerë- për koleksionistët normalë, por edhe për kriminelët: Një nga armët e shitura nga ai është përdorur në një grabitje të kryer në vitin 2018.
Për prokurorin publik është e qartë: I akuzuari ka rrezikuar sigurinë publike me shitjet e tij të armëve, tranmseton albinfo.ch. Midis viteve 2013 dhe 2019, ai kishte blerë, shitur dhe zotëruar disa dhjetëra armë zjarri, mijëra gëzhoja, municion dhe pajisje armësh si silenciatorë – pa pasur leje për një gjë të tillë.
Ai nuk mohon asgjë nga këto. Por Mirko* (emri i tij fiktiv) siguron se nuk ka vepruar kurrë me qëllim të keq: “Unë vetëm i mbaja armët në shtëpi, pa shkaktuar ndonjë dëm”. Vetëm në rastet kur nuk mund të paguante faturat, shiste herë pas here ndonjë armë. Dhe vetëm për njerëzit të cilët ai i nuk konsideronte të dyshimtë:
“Po do të kisha ditur se një armë do të përdorej për grabitje ose krim të dhunshëm, nuk do ta kisha shitur kurrë.”
Por fakti është se një armë automatike çeke SA 23, e shitur nga ai, është përdorur në një grabitje në një dyqan luksoz të modës në Gjenevë në qershor të vitit 2018. Arma e vrasjes ishte ende në zotërim të tij tri javë para kësaj. Në atë kohë ai kishte marrë një telefonatë nga një “i huaj shqipfolës”. “A mund të pimë një kafe?”, e kishte pyetur ai.
Në të njëjtën ditë, i akuzuari kishte takuar blerësin e ardhshëm dhe i kishte treguar katalogun e armëve në celularin e tij. Ata kishin rënë dakord menjëherë dhe shitësi mori 2600 franga para të gatshme nga blerësi, përcjell albinfo.ch. Takimi kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë minuta.
Në gjykatë, prokurori publik është shprehur se i akuzuari të paktën duhet të ketë supozuar se arma do të përdorej për të kryer një krim”. Nuk është rasti i vetëm në të cilin ai u ka shitur armë blerësve të dyshimtë
“Reputacioni i tij si tregtar armësh kalonte kufijtë kantonalë, duke arritur edhe në Zvicrën gfrankofone”.
Si dëshmi prokurori publik citon një fletore në të cilën ai shkruante emrat e armëve dhe çmimet e tyre të blerjes dhe të shitjes. Përveç kësaj, ai u ka shitur armët të huajve, kurrë nuk kishte kërkuar identifikimin e tyre dhe nuk kishte lëshuar asnjë faturë. I akuzuari gjithashtu i ka shitur tri armë, përfshirë municion, një oficeri të fshehtë nga policia e kantonit Aargau. “Situata mundëson vetëm një përfundim: ai nuk ishte koleksionist armësh, por tregtar” ka thënë Prokurori Publik Suter.
Por,sipas avokatit, klienti i tij kurrë nuk u ka shitur armë kriminelëve me vetëdije ose me dëshirë. Kështu ai nuk ka rrezikuar sigurinë publike. “Ai ishte mjaft i ngathët në lidhje me shitjet. Asnjë tregtar i paskrupullt i armëve nuk sillet kështu “.
Fajtor për të gjitha pikat: Gjykata e dëbon nga Zvicra
Gjykata në fund e ka shpallur atë fajtor për të gjitha akuzat. “Ishte pikërisht fakti që ai nuk donte të dinte se çfarë ndodh me armët që i bën veprimet e të akuzuarit kaq të rrezikshme” thotë presidentja e gjykatës në vendimin dënues, transmeton albinfo.ch. Ai ka vepruar duke e ditur plotësishtse nuk kishte të drejtë të ketë lidhje me armët.
Gjykata e ka dënuar Mirkon me 36 muaj burg, 12 prej tyre pa kushtedhe shtatë vjet dëbim nga vendi. Kjo, përkundër faktit se ai ka jetuar në Zvicër për 42 vjet dhe gruaja, fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e tij jetojnë gjithashtu këtu. Aktgjykimi ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













