Lajme
Varianti Delta po rikthen kufizimet
Duke nisur nga kjo e premte Portugalia do të rivendosë sërish shtetrrethimin gjatë natës në të paktën 45 komuna, përfshirë Lisbonën dhe qytetin e Portos. Shkak është bërë përhapja e shpejtë e variantit ‘Delta’ të COVID-19, që është shfaqur për herë të parë në Indi.
Tani janë 26 qytete të konsideruara si rrezik i nivelit të lartë dhe 19 të konsideruara si rrezik i nivelit shumë të lartë. Për të dyja këto grupe do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugë nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
“Eventet duhet të përfundojnë në orën 22:30. Dasmat dhe pagëzimet mund të funksionojnë vetëm me kapacitet 25%, restorantet, kafenetë dhe pastiçeritë duhet të mbyllen në 22:30 gjatë javës dhe në 15:30 gjatë fundjavës, brenda lejohen vetëm me grupe prej 4 personash më së shumti dhe jashtë me grupe me 6 persona maksimumi”, u shpreh Mariana Vieira Da Silva, ministria e Shtetit e Portugalisë.
Republika Çeke
Çekëve do t’u kërkohet t’i nënshtrohen një testi COVID-19 kur të kthehen nga pushimet verore nga jashtë vendit nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar. Ky hap është ndërmarrë nga qeveria që përpiqet të mbajë nën kontroll variantin më infektues të coronavirusit ‘Delta’, i cili tani ka goditur Republikën Çeke.
“Punëdhënësi nuk do të lejojë që personat që kthehen nga jashtë të hyjnë në vendin e punës nëse nuk kanë provuar një rezultat negativ të testit. Në vendet e gjelbra ekziston një mundësi që testi të bëhet brenda 5 ditësh, deri atëherë punonjësi duhet të mbajë një maskë të paktën të klasës FFP2”, tha Adam Vojtech, ministri i Shëndetësisë.
Rusi
Autoritetet shëndetësore ruse të enjten filluan vaksinimin për ata që ishin imunizuar më shumë se gjashtë muaj më parë dhe gjithashtu për të huajt.
Ndërsa, një valë e re e infeksioneve të coronavirusit ka pushtuar gjithë Rusinë, autoritetet në rajonin e njohur bregdetar të Krasnodar zbatuan kufizime të reja mbi vizitorët, duke kërcënuar kështu industrinë më të rëndësishme të turizmit në rajon./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










