Skip to content

Diaspora në Cyrih paralajmëron tubim në mbështetje të të rinjve në Shqipëri

Përmes kësaj thirrjeje, bashkatdhetarët në Zvicër ftohen të bashkohen në Europaplatz për të shprehur solidaritetin e tyre

Të martën, më 27 tetor, në sheshin Europaplatz në Cyrih do të mbahet një tubim në mbështetje të të rinjve në Shqipëri. Tubimi është paralajmëruar të zhvillohet nga ora 17:00 deri në orën 19:00, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit të publikuar nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, kjo nismë synon të shprehë solidaritetin e diasporës me të rinjtë dhe të kundërshtojë atë që organizatorët e cilësojnë si dhunë policore ndaj protestuesve në Shqipëri.

Në materialin njoftues janë vendosur mesazhet “Larg duart nga rinia jonë” dhe “Diaspora qëndron me ta”, të shoqëruara me fotografi nga protestat. Organizatorët theksojnë mbështetjen për të rinjtë, duke nënvizuar se e ardhmja e Shqipërisë u përket atyre.

Përmes kësaj thirrjeje, bashkatdhetarët në Zvicër ftohen të bashkohen në Europaplatz për të shprehur solidaritetin e tyre.