Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se sot në orën 16:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se personat të cilët nuk kanë vepruar në këtë rast duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës dhe i dyshuar për rastin është kunati i saj i cili ende gjendet në arrati.