Lajme
Shtohen linjat e trenave zviceranë
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) po i përgjigjen normalizimit të jetës në Zvicër pas heqjes së shumë kufizimeve që ndodhi më 31 maj, shkruajnë mediat zvicerane.
Me rihapjen e restoranteve, fundin e detyrimit për të punuar nga shtëpia dhe perspektivën e ngjarjeve publike, si koncertet që do të ndodhin përsëri në verë, një numër në rritje i njerëzve do të përdorin përsëri transportin publik, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se nga 2 korriku trenat në Zvicër do të qarkullojnë natën gjatë fundjavave dhe do të shpeshtohen oraret e udhëtimeve.
Numri i udhëtimeve është shtuar muajt e fundit. Në fund të vitit shkollor SBB ka regjistruar një rritje në numrin e kërkesave për udhëtime ditore në shkollë. Numrat rekord të viteve para pandemisë natyrisht nuk do të arrihen, por trendi është në rritje, shkruan 20 minute, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu udhëtimet përtej kufijve së shpejti do të jenë më të shpeshta. Shërbimet e pasagjerëve do të këshillojnë klientët për rifillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në kohë reale.
Vendet e trenave ditën dhe natën mund të rezervohen në pjesën më të madhe të Evropës. Për të mos përmendur ofertat Interrail, të cilat ju lejojnë të vizitoni gjithë Evropën ose vendet e zgjedhura me një çmim të mirë.
Gjithashtu tre trena të tjerë janë shtuar në aksin Gotthard, midis Cyrihut / Bazelit dhe Milanos, midis Cyrihut dhe Venecias, si dhe midis Frankfurtit – Lucernit dhe Milanos. Lidhjet ndërkombëtare me Parisin rifilluan në mes të majit. Katër lidhje janë në dispozicion nga Gjeneva, dy nga Lozana dhe tri nga Cyrihu.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












