Lajme
Vendi që po ofron vaksinim kundër Covid-19 për turistët
Ishte ndër vendet e para që u rihap plotësisht për udhëtarët dhe tani Maldivet po përpiqen të jenë të parët kur bëhet fjalë për “turizmin me vaksinim”.
Zyrtarët kanë njoftuar planet për të ofruar vaksinime për turistët gjatë mbërritjes, si një përpjekje për të joshur më shumë vizitorë. Dr. Abdulla Mausoom, ministri i Turizmit i vendit, ka konfirmuar se Maldivet po zhvillojnë një skemë “turizmi 3V”, e cila do të lejojë turistët të: “Visit, Vaccinate and Vacation” (Vizitë, Vaksinim dhe Pushime).
Sipas Mausoom, vendi ka në plan të ofrojë dy doza të vaksinës për vizitorët, që do të thotë se ata që regjistrohen për të do të duhet të qëndrojnë në Maldive për disa javë. Ai shpreson se programi do të ndihmojë në rritjen e turizmit në arkipelagun ishullor të Oqeanit Indian, i cili kishte një mesatare prej 1.7 milion vizitorësh në vit para pandemisë, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, udhëtarët ndërkombëtarë të etur për të rezervuar një paketë pushimesh në Maldive do të duhet të presin, të paktën tani për tani. Skema “3V” nuk do të vazhdojë teksa e gjithë popullsia e vendit, e vlerësuar pak më pak se 550.000, të vaksinohet plotësisht. “Ideja kryesore e turizmit që është e hapur është të sigurojë një turizëm të arsyeshëm të sigurt me shqetësime minimale”, tha Mausoom.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












