Lajme
Belgjika kërkon test Covid-19 për udhëtarët
Belgjika njoftoi sot se të gjithë udhëtarët pa leje qëndrimi, të cilët hyjnë në vend, do të duhet të paraqesin një provë testi negativ të COVID-19.
“Personat që udhëtojnë në Belgjikë, që nga 25 dhjetori do të duhet të paraqesin një test negativ COVID-19”, njoftoi qeveria në një deklaratë, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Vendimi është marrë për të parandaluar një valë të re infektimesh pas periudhës së festës së Krishtlindjes”, shtoi ajo.
Sipas deklaratës, ata që vijnë nga vende të caktuara si zona të kuqe dhe nuk paraqesin një rezultat negativ testi nuk do të pranohen në vend.
Pothuajse i gjithë Bashkimi Europian përcaktohet si një zonë e kuqe me rrezik të lartë në hartën e rrezikut të Bllokut.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












