Lajme
“Twitter” heq postimet mashtruese për vaksinat anti-Covid
Twitter njoftoi sot se do të nisë heqjen e informacioneve mashtruese në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 nga java e ardhshme.
“Duke filluar nga java tjetër, ne do t’i japim përparësi heqjes së informacioneve më të dëmshme mashtruese dhe gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë të etiketojmë postimet që përmbajnë informacion potencialisht mashtrues në lidhje me vaksinat”, tha kompania në një deklaratë.
Postimet që transmetojnë thashetheme të pabazuara, pretendime të diskutueshme, si edhe informacione të paplota ose jashtë kontekstit në lidhje me vaksinat, do të etiketohen.
Postimet duhet të lidhen me informacione përkatëse të Shëndetit Publik ose rregullat e “Twitter” për t’u siguruar përdoruesve kontekst shtesë dhe informacione përkatëse në lidhje me COVID-19.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











