Lajme

Infektimet në Zvicër nuk kanë ulje, 5136 raste të reja dhe 107 vdekje

BAG raporton raste të reja në 24 orët e fundit

Më 11 dhjetor (sot) BAG raporton 5136 raste të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 33,861.

Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 15.2 për qind.

BAG gjithashtu raporton 106 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. Ndërkohë, 174 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch