Lajme
6 qen ngordhin nga “algat e kaltra”, mbyllen disa plazhe në liqenin Neuchâtel
Ndalimi i larjes në pjesën e prekur të bregut të liqenit, zbatohet menjëherë. Si masë paraprake, policia e Neuchâtel-it ka evakuar qysh të enjten në mbrëmje njerëzit në disa plazhe
Kantoni i Neuchâtel-it ka mbyllur disa plazhe banje midis grykëderdhjes së lumit Areuse dhe Kolombier-it pasi që më parë, gjashtë qen kanë ngordhur pas larjes në Liqenin Neuchâtel, shkruan srf.ch.
Besohet se kafshët kanë pësuar nga cianobakteret, të cilat gjithashtu mund të rrezikojnë edhe shëndetin e njeriut, thonë në policinë kantonale
Cianobakteriet njihen gjerësisht si algat e kaltra, transmeton albinfo.ch. Analiza shkencore është ende në pritje por autoritetet këshillojnë kundër larjes në të gjithë Liqenin Neuchâtel.
Ndalimi i larjes në pjesën e prekur të bregut të liqenit, zbatohet menjëherë. Si masë paraprake, policia e Neuchâtel-it ka evakuar qysh të enjten në mbrëmje njerëzit në plazhet në mes të grykës së lumit Areuse dhe lokalitetit Colombier.
Për momentin, nuk janë regjistruar raste të reja të ngordhjes së kafshëve rreth liqenit, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, larja në Liqenin Neuchâtel nuk rekomandohet derisa të jenë në dispozicion rezultatet e plota të analizave. Këto rezultate duhet të jenë të disponueshme gjatë ditës së premte (sot), thuhet në komun ikatën e policisë.
Cianobakteret zhvillohen kryesisht në ujëra të ndenjura, si liqene dhe këneta. Ata formojnë një masë xhelatinoze dhe notojnë mbi sipërfaqe të ujit. Ngjyrat mund të ndryshojnë. Nëse gëlltiten, shkaktojnë helmime, transmeton albinfo.ch. Temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e tyre.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













