Lajme
OBSH paralajmëron: Ebola po përhapet në perëndim të Kongos
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar 50 raste me virusin Ebola në pjesën perëndimore të Republikës Demokratike të Kongos.
“Gjatë pandemisë së virusit korona është me rëndësi që të mos humbim para sysh sëmundjet e tjera, të cilat paraqiten”, thotë drejtori ekzekutiv për operacione të OBSH-së, Majk Rajan.
Pasi autoritetet më 1 qershor e shpallën epideminë, deri më tani janë konfirmuar 48 raste në provincën Ekuador, edhe tre janë të dyshuar, ndërsa gjithsej kanë vdekur 20 persona, deklaroi Rajan.
“Kjo është vatër shumë aktive dhe unë do të thosha se kemi shkaqe të mëdha për shqetësim”, tha Rajan, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për rajon të madh gjeografik, i cili përfshin një pjesë të lumit Kongo dhe në të njerëzit kalojnë distanca të gjata dhe bashkësitë janë shumë të lidhura.
“Të gjithë i paralajmëroj se tani, kur numrat janë ende të vogël, gjatë Kovid-19, është shumë me rëndësi që të mos i humbim sëmundjet e tjera, të cilat paraqiten”, shtoi Rajan.
Ai përkujtoi se në vatrat e ndara në provincat Veri i Kivut dhe Ituri, në lindje të Kongos, ku në maj ishte shpallur fundi i epidemisë së Ebolës. Në këto rajone deri më tani janë konfirmuar 3.463 raste, ndërsa sipas të gjitha gjasave për dy vjet kanë ndërruar jetë 2.277 persona.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













