Kosova
Letër e hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, kundër keqtrajtimit të qenve
"Qen me plagë të hapura po duken tashmë nëpër rrugë, ose qenë të sapooperuar pa matrikullën në vesh – gjë që na e bën të pamundur identifikimin e veterinarit përkatës"
Një grup shoqatash ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, duke parë keqtrajtimin e qenve në Kosovë, i kanë drejtuar një letër të hapur Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës. Në vazhdim, teksti i letrës së hapur.
Shoqatat jofitimprurëse në mbrojtje të kafshëve që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj protestojnë kundër keqtrajtimit të qenve të rrugës nga veterinerët gjatë tenderit aktual…
“Anëtarëve të Odës Veterinare të Kosovës u është dhënë e drejta të sterilizojnë 200 qen rruge, edhe nëse deri tani kanë bërë punë jo profesionale” si p.sh në vitin 2018, gjë e cila është provuar tashmë.
Momentalisht ata po i lëndojnë qentë e rrugës sepse nuk dinë as të sterilizojnë as të kastrojnë si duhet dhe në kushte sterile. Qen me plagë të hapura po duken tashmë nëpër rrugë, ose qen të sapooperuar pa matrikullën në vesh – gjë që na e bën të pamundur identifikimin e veterinarit përkatës. Qen duke qëndruar në kafaze të ndotura te fermat veterinare, apo qenë me plagë të infektuara.
Në vend që të veprojnë dhe të zëvendësojnë veterinarët që nuk janë në gjendje ta bëjnë sterilizimin si duhet, Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK) nën drejtimin e Valdet Gjinovcit, me drejtor Sadik Hetën dhe nëpunësin e mirëqenies së kafshëve Nol Kabashin, i lejojnë miqtë e tyre veterinarë të vazhdojnë me këtë punë të tmerrshme dhe pranojnë kësisoj vuajtjen e kafshëve. Kjo gjë ndikon në një reputacion shumë të keq në kualifikimin e veterinarëve të kafshëve të vogla në Kosovë. Për t’i mbuluar këto operacione gjithë mangësi dhe mbajtjen e qenve në boxe të ndotura për 7 ditë (!) si të ishin lepuj, AVUK-u është përpjekur ta pengojë punën e Fondacionit për të drejtat e kafshëve që nga fillimi i punës përmes ankimeve të veterinarëve të paaftë që duan ta bëjnë punën e tyre joprofesionale dhe të keqe me qen të pambrojtur pa u shqetësuar nga askush ndërkohë që taksapaguesit e Kosovës paguajnë për çdo “trajtim” 74 Euro – pa respektuar cilësinë e punës.
Ne i kërkojmë qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës të kontrollojë punën mbikqyrëse të AVUK-ut; që personi përgjegjës i lartpërmendur ta përfundojë kontratën me veterinarë të pakualifikuar për të kryer operacione në kafshë – emrat mund t’ju dorëzohen – dhe të mbështetet observimi i pavarur nga ana e Fondacionit për të drejtat e kafshëve për të garantuar një operacion profesional që nuk shkakton dhembje. Keqtrajtimi i kafshëve shtëpiake nuk është më i pranueshëm në vendet e civilizuara.
Firmosur nga/signed by those Associations and Foundations from Sweden, Germany and
Switzerland, Austria-Albania and Kosovo:
Franz Wiedemer Yllkë Sheqiri Albrektson Helen Wormser.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












