Shqipëria
Një tjetër vend i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë
Është bërë e ditur se Polonia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë, dhuron mjete mbrojtëse për spitalet

Shumë shtete e ndihmuan Shqipërinë në fund të vitit 2019 që ishte prekur nga një tërmet i fuqishëm, e po ashtu edhe në muajt e parë të vitit 2020, ku u prek edhe nga virusi Covid-19. Në mesin e shteteve qe ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër pandemisë Covid-19 ishte edhe Polonia, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se ditë më parë një autokolonë që përmban më shumë se 60 mijë litra dezinfektues sipërfaqesh e duarsh, si dhe 600 mijë maska kirurgjikale është nisur nga Varshava, Poloni, drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ndihma po përcillet pikërisht nga një autokolonë trajlerash nga shërbimi zjarrfikës polak, i cili ka qenë në Shqipëri edhe në dhjetor 2019 me ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasadori i Polonisë në vendin tonë, Karol Bachura, deklaroi se gati 70 tonë mjete mbrojtëse janë menduar për spitalet dhe personat që i kanë më të nevojshme në rajon. Ndihma në fjalë, tha ai, u përgjigjet nevojave të ngutshme të shteteve pritëse, të shpallura midis të tjerash në kuadër të Qendrës Euroatlantike të Reagimit për Situatat e Katastrofave (EADRCC) të NATO-s; Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“Përcjellja e ndihmës është një shprehje simbolike e solidaritetit ndërkombëtar të Polonisë në kontekstin e luftës kundër pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj negative social-ekonomike. Që me fillimin e pandemisë, Polonia ka vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar. Detyrimi ynë moral është demonstrimi i solidaritetit dhe ndihma për të tjerët në kohë të vështira”, u shpreh ndër të tjera Karol Bachura.
Po ashtu, ai tha se pandeminë e koronavirusit po e shoqëron një intensifikim i sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese nga ana e shteteve të treta, të cilat synojnë solidaritetin e Perëndimit, kryesisht NATO-s dhe BE-së. Dhe theksoi se kundërshtimi i efektshëm i këtyre aksioneve kërkon bashkëpunim të ngushtë të shteteve aleate. “Në rastin e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare janë pa asnjë diskutim dhuruesit më të mëdhenj të ndihmës, qoftë edhe në kontekstin e pandemisë së COVID-19, pavarësisht ndonjëherë narrativave të lansuara nga vende të treta”, tha ambasadori polak.
Gjithashtu, Bachura u shpreh më tej se ndihma humanitare polake për vendet e Ballkanit Perëndimor konfirmon rëndësinë që Polonia u kushton marrëdhënieve miqësore me shtetet e rajonit, të cilat vitet e fundit kanë njohur intensifikim të mëtejshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë