Kosova
I riu që u hodh nga konvikti, ishte student i dalluar i nivelit Master në Gjermani
Sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore
Një rast tragjik ndodhi pasditen e djeshme që mori vëmendjen e të gjithëve. 26 vjeçari, A. M humbi jetën pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7 tek Qendra e Studentëve.
Viktima për fat të keq nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë me të arritur në Qendrën Emergjente, pavarësisht që mjekët kujdestarë tentuan ta mbanin në jetë përmes reaminacionit.
Sipas raportimeve të para thuhet se i riu gjilanas kishte dëshmuar se ka probleme shëndetësore me të arritur në Kosovë pas kërkesës së bërë nga familjarët e tij, por që pavarësisht kësaj i ishte kërkuar që të futej në karantinë. Madje dëshmitarë të cilët qëndruan me të e thanë të njëjtën gjë, duke shtuar se ai ua kishte vërtetuar institucioneve përgjegjëse këtë gjë.
Lidhur me e rastin tragjik të ndodhur mbrëmë reaguan thuajse të gjithë krerët e shtetit, ku kërkuan hetimin e këtij rasti.
Por tek reagimet duhet përjashtuar ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, ministren e Drejtësisë dhe personalisht ministrin e Shëndetësisë (duke mos përfshirë këtu një njoftim të përgjithësuar pa shumë të dhëna nga ministria e Shëndetësisë).
Për dallim nga kryeministri në detyrë, presidenti, kryetarët partiak e shumë njerëz të tjerë të rëndësishëm të vendit, tre nga ministrat kyç nuk thanë as edhe një fjalë mbrëmë lidhur me këtë.
Familjarë, por edhe kryetari i komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri deklaruan se A. M ishte student i dalluar i nivelit Master në Gjermani, shkruan Indeksonline.
Por jo vetëm kaq, ai ishte i tillë edhe gjatë ndjekjes së shkollimit në Kosovë, sa ndiqte mësimet fillore në fshatin Livoç i Epërm e më pas në gjimnazin ‘Zenel Hajdini’ në drejtimin Matematikë-Informatikë.
Madje i njëjti ishte zgjedhur edhe ‘Lexues i Dalluar i Bibliotekës Fan S.Noli’ në Gjilan.
Ai kishte udhëtuar për në Gjermani për t’i ndjekur studimet, por me të ndryshuar situata lidhur me pandeminë më pas ato u ndërprenë.
A.M ishte fëmija i vetëm i familjes e lidhur me vdekjen e tij ngushëllime shprehën shumë udhëheqës institucionesh, familjarë e qytetarë të vendit që padyshim me shumë dhimbje pranuan lajmin për vdekjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












