Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: 3 të shëruar dhe 28 raste të reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 3 të shëruar dhe 28 raste të reja me koronavirus.
Deri me tani janë në total 731 raste të infektimit, ndërsa gjithsej 20 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 165 raste.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
TRE TË SHËRUAR DHE NJËZET E TETË RASTE ME COVID-19!
Sot më 25 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 292 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e tetë (28) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog.
Sot më 25 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e gjashtëdhjetë e pesë (165) raste.
Sonte më datë 25 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 73 vjeç me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 16.04.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 20.04.20 si dhe ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga data 08 shkurt deri më 25 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.182 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tridhjetë e një (731) raste, ndërsa gjithsej njëzet (20) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.908.206 raste të COVID-19 dhe 202.501 raste të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













