Lajme
Itali: Suspendohen të gjitha aktivitetet sportive deri më 3 pril
Pas apelit të ministrit të Sporteve Vincenso Spadafora dhe kreut të Federatës italiane Massimo Gravina, ka ardhur më në fund edh reagimi i kryeministrit Italian Giuseppe Conte, që nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi për ndërprerjen e çdo lloj manifestimi, përfshi edhe ndeshjeve të futbollit, deri më 3 prill.
Sipas kryeministrit, dekreti është hartuar tashmë dhe pritet të publikohet në fletoren zyrtare, për të hyrë në fuqi menjëherë prej të martës paradite, ndërsa Conte theksoi edhe njëherë se e gjithë Italia është zonë e mbrojtur tashmë dhe jo vetëm rajone të caktuara.
“E gjithë Italia do të jetë zonë e mbrojtur dhe nuk ka asnjë arsye pse të vazhdojnë të zhvillohen manifestimet sportive. Kemi ndërhyrë dhe kemi rregulluar edhe këtë detaj. Vendimi është në dekretin që po firmos, që pritet të hyjë në fuqi nga nesër paradite. Nuk ka arsye që të vazhdojnë të luhen ndeshjet, pasi në to duhet të marrin pjesë edhe tifozët, që momentalisht e kanë të pamundur”, deklaroi kryeministri Italian.
Fjalët e Contes konfirmojnë të që përflitej prej disa ditësh në Itali, pra ndërprerjen e kampionatit të paktën deri më 3 prill, me shpresën që më pas të rikthehet normaliteti, ndërsa ende nuk dihet si do të procedohet me kalendarin, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













