Maqedonia
Anulohen ekskursionet e nxënësve dhe studentëve për në Itali
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Është bërë e ditur se pacienti i fundit i testuar në Klinikën Infektive në Shkup nuk është i prekur nga virusi corona. Ai kishte mbërritur nga Dubai në Shkup para disa ditësh dhe i kishte kaluar të gjitha kontrollet, por më pas është ankuar për simptoma të ngjashme me ato të coronës. Pas analizave të nënshtruara u konfirmua se personi ishte me grip dhe te ai nuk është gjetur prania e virusit të rrezikshëm. Paraprakisht edhe një person tjetër që kishte udhëtuar nga Italia ishte ankuar, por pas analizave të kryera u konstatua se ai nuk ishte prekur nga corona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
Thuhet se rastin e dytë, të cilin e testuam nga koronavirusi është negativ, bëhet fjalë për udhëtarin i cili erdhi nga Dubai pas gjashtë ditësh, bëhet fjalë për Influencën-B. ”Udhëtarët të cilët vijnë nga Italia veriore do të lëshohen në vetëm pesë kalime, në Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bllacë, Bogorodicë si dhe dy aeroportet këtu në Shkup dhe Ohër”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Po ashtu, frika nga virusi corona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali, ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe. Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi Ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorëzave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit. Shkollat po ashtu obligohen që në bashkëpunim me Komunat dhe Qendrat e shëndetit publik të organizojnë orë edukative.
Masat e shtuara nëpër pikat kufitare dhe në aeroporte do të mbeten të fuqi për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga korona në vende të ndryshme të botës, por edhe për shkak të paraqitjes së rasteve të para në vendet e rajonit. Gjatë ditës u regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për një djalë të ri që është shtrirë në një klinikë infektive në Zagreb, shkruan alsatM. Në qytetin kroat të Rjekës po kryhen analiza ndaj disa personave të tjerë, të cilët kanë punuar në veri të Italisë. Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80 mijë. Shenjat kryesore të infektimit me virusin Korona janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme. OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por se vendet duhet të jenë në fazën e përgatitjeve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











