Lajme
“Letra nga Diaspora”, takimi i parë i shkrimtarëve shqiptarë në botë
Autorë, përkthyes, studiues dhe emra të njohur të letrave shqipe, brenda dhe jashtë vendit, janë bashkuar sot në eventin kulturor Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora”, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim të veçantë, organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, po diskutohet për letërsinë, gjuhën dhe vlerat atdhetare.

Në përshëndetjen e tij ministri Majko, duke vlerësuar kontributin e autorëve të njohur të letërsisë shqipe, të cilët largësia nga atdheu i nxiti të pasuronin letërsinë, artin dhe identitetin kombëtar, theksoi se letërsia e diasporës i ka fillesat te Rilindja Kombëtare, nga Frashëllinjtë në Turqi, te De Rada në Itali, transmeton albinfo.ch.
“Është koha të flitet për letërsinë kombëtare shqiptare. Ju jeni ambasadorët e kulturës dhe të penës shqiptare. Ky nuk është emërim administrativ dhe as kompliment. Ai ka peshën e fjalës dhe të heshtjes”, u shpreh ministri Majko.

Më tej, ai shtoi se mbi njëqind shkrimtarë shqiptarë aktivë në gjithë botën po krijojnë e kontribojnë për letërsinë tonë kombëtare, ndërkohë në komunitetet e shumta shqiptare, si shoqata “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Gjermani e Austri”, po bëhen promotorë të rëndësishëm të përhapjes së letërsisë shqiptare.
Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, në fjalën e saj vlerësoi kontributin e të gjithë personaliteteve shqiptarë në fushën e kulturës, të cilët në kohët më të errëta që ka kaluar Shqipëria kanë kontribuar në mbijetesën e saj dhe kanë shërbyer si ambasadorët më të mirë të vendit.

Përmes një letre, aktivitetin e përshëndeti edhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, shkrimtari Gazmend Kapllani.
Takimi, i organizuar në panele të ndryshme tematike e lexime autoriale, synon të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe nxitjen e komunikimit të shkrimtarëve të Diasporës me lexuesit dhe botuesit shqiptarë si dhe prezantimin e letërsisë së migracionit, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e albanologjisë në botë. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











