Lajme
Konjufca zotohet për fuqizimin e mërgatës
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovë, Glauk Konjufca, ka takuar sot stafin e ish-Ministrisë së Diasporës, e cila tashmë është pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Në takimin me drejtorë të departamenteve dhe udhëheqësve të divizioneve, ministri Konjufca ka pranuar raportet dhe rekomandimet nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëmm, Ragip Zejnullahu.
Duke i falënderuar për punën e bërë, ministri Konjufca ka thënë se fuqizimi i të drejtave politike dhe sociale të diasporës është një plan primar i MPJD-së.
Konjufca, i cili ka qenë i angazhuar edhe në debatet për përpilimin e Ligjit për Diasporën, ka theksuar se në qeverinë Kurti diaspora do të marrë vendin e merituar.
Ministri Konjufca, bashkë me stafin, diskutuan edhe për hapat rreth rikonstruktimit administrativ të shërbyesve civilë.
Konjufca theksoi se rikonstruktimi do të bëhet në hapa të shpejtë dhe të sigurt, dhe se për një kohë të shkurtë MPJD do ta ketë të qartësuar organogramin dhe planin vjetor të menaxhimit.
Pas takimit zyrtar, ministri Konjufca ka takuar veç e veç zyrtarët e ministrisë, duke u njoftuar për punën që ata bëjnë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja Tre alpinistë lokalë, një çift tetëvjeçarësh 60 vjeç dhe vëllai i gruas 62-vjeç, vdiqën të dielën...
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?