Lajme
Udhëtimi dyditor i Trump në Davos i kushton SHBA-së 3.4 milionë dollarë
Quartz thekson se ky është udhëtimi më i shtrenjtë i Trump deri më tani në Davos
Udhëtimi dyditor i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë 3.4 milionë dollarë, qëndrimi i tij më i shtrenjtë deri më tani në Davos, shkruan Quartz.
Këto fonde janë të destinuara për qira të veturave dhe pagesa në dhoma hoteli, por nuk përfshijnë kostot e sigurisë, pagat, ose rreth 2.2 milionë dollarë që vlerësohet të jenë të nevojshme për fluturimin presidencial të Air Force 1 nga Cyrihu dhe helikopteri Marin 1 Cyrih-Davos, transmeton Kosovapress.
Quartz thekson se ky është udhëtimi më i shtrenjtë i Trump deri më tani në Davos, përcjell albinfo.ch.
Udhëtimi i vitit të kaluar, i anuluar nga Trump në minutën e fundit në mes të një mbyllje të pjesshme të qeverisë, pritej të arrinte një kosto prej 3.6 milionë dollarë, por prapëseprapë kushtoi rreth 3.2 milionë dollarë në koston e dhomave të hoteleve të papërdorura dhe makinave me qira.
SHBA ka ndarë 1 milion dollarë për ekipin e presidentit në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti.
Shërbimi Sekret ka ndarë mbi 400.000 dollarë për agjentët që qëndrojnë në Bad Ragaz, një vendpushim me pesë yje dhe 176.000 dollarë të tjerë për dhomat e hoteleve në aeroportin e Cyrihut.
Marrja me qira e një makine për Agjencinë e Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila siguron komunikime të sigurta për presidentin dhe stafin e tij, do të kushtojë rreth 266.000 dollarë.
Çdo janar, mijëra zyrtarë botërorë vijnë në Davos, një qytet zviceran me një popullsi prej rreth 11.000 banorë.
Kërkesa e lartë për akomodim ka rritur çmimet, kështu që një apartament i thjeshtë kushton nga 1.000 dollarë për një natë.
Presidenti i vetëm amerikan që u paraqit në Davos para Trump ishte Bill Clinton, në vitin 2000.
Ronald Reagan bëri disa fjalime përmes video, ndërsa George Bush, George W. Bush dhe Barack Obama e injoruan plotësisht Forumin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











