Lajme
I riu shqiptar rrëfen krimin, hodhi trupin e kushëririt në lumë pas zënkës
Pas vrasjes së E.M., policia italiane ka arrestuar kushëririn e 20-vjeçarit, M.M si autor i dyshuar.
E.M., 20-vjeçari kosovar u gjet i vdekur në kanalin që kalon në Kalkio, më 17 janar, në komunën e Bergamos që kufizohet me Urago d’Oglio.
Disa orë pas zbulimit makabër të kufomës 20-vjeçare, kushëriri i tij M.M. përfundoi në pranga.
Gjatë marrjes në pyetje M.M, nën asistimin e avokatit Giovanni Migliorati, pranoi se e kishte goditur viktimën, por gjithashtu shtoi se e bëri atë për ta mbrojtur veten nga një sulm.
Në origjinën e sherrit mes kushërinjve, që më pas degjeneroi në vrasje, raportohet se qëndron çështja ekonomike.
Mediat italiane raportojnë se shkak për këtë vrasje ishin 50 ose 100 euro që viktima i kishte huazuar kushëririt të tij.
Musliu rrëfeu para autoriteteve se e kishte zënë paniku pas sherrit dhe e ka transportuar trupin e kushëririt të tij, i cili ende nuk kishte vdekur, në Naviglio, duke e hedhur në lumë, ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















