Shqipëria
Çifti shqiptar gënjeu për të përfituar ndihma dhe qiranë e shtëpisë falas
Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se si një çift kishte gënjyer live në një studio emisioni për të përfituar qiranë e shtëpisë falas dhe ndihma ushqimore. Elida, bashkëshortja e Arjanit, pranoi publikisht gënjeshtrën.
Por, te cili emision ka ndodhur e gjitha kjo? Historia e tyre për herë të parë u bë publike tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”. Te ky emision, Elida i kërkoi falje Arjanit se e kishte tradhtuar dhe që e kishte futur në burg për ushtrim dhune.
Asokohe, Arjani e fali bashkëshorten dhe u shpreh se bën këtë për hir të fëmijëve. Por, pas emisionit, televizioni “Top Channel” mori një paralajmërim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Sipas AMA-s, historia e Elidës, e cila ishte dhunuar nga bashkëshorti, nuk mund të trajtohet publikisht me nota romantizmi.
Ndërsa dje, historia e tyre u shfaq sërish, këtë herë tek emisioni “Historia ime”, ku marrëdhëniet mes çiftit ishin të acaruara sërish, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













