Futboll
Dënim shembull për futbollistin që rrëzoi trajnerin në Gjermani
Ai ka marrë një dënim shembull për gjestin e pahijshëm në fundjavë
Gjatë fundjavës së fundit në kampionatin gjerman bëri bujë momenti kur kapiteni i Eintracht Frankfurtit, David Abraham, rrëzoi për tokë trajnerin e Freiburg, Christian Streich.
Po zhvillohej minuta e 90-të dhe Freiburg ishte duke fituar minimalisht ndaj Eintracht Frankfurtit dhe topi del në rivënie anësore, ndërsa shkon për të marrë topin kapiteni Abraham shtyn me qëllim në tokë trajnerin Streich që përfundon i shtrirë në tokë.
Kaq ka mjaftuar që lojtarët e të dyja skuadrave të përfshihen në një përleshje mes tyre.
Disiplina në Gjermani e ka dënuar me shtatë javë Davide Abraham për gjestin e tij ndaj trajnerit të Amir Abrashit dhe një gjobë prej 25 mijë eurosh, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit dhe për këtë arsye humbi dhe dy ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.
https://www.youtube.com/watch?v=Fsh3uWWSlzI&feature=emb_title
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












