Lajme
Qeveria zvicerane planifikon qasje më të lehtë në shëndetin mendor
Projekti i ri i Këshillit Federal zviceran përshkruan masat për të ofruar trajtim më të shpejtë te njerëzit që kanë nevojë për kujdes urgjent psikiatrik, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Masat e propozuara përfshijnë qasje më të shpejtë në trajtimin psikoterapeutik në situata krize dhe disponueshmëri më të gjerë të terapistëve të kualifikuar të licencuar nga kantoni.
Qeveria përcaktoi gjithashtu që shërbimet e ofruara nga psikologë të trajnuar në psikoterapi duhet të rimbursohen nga sigurimi bazë shëndetësor, por vetëm nëse ato përshkruhen nga një mjek.
Aktualisht vetëm psikiatër janë të mbuluar nga sigurimet, por jo psikologët, përcjell albinfo.ch.
Sipas Federatës Zvicerane të Psikologëve, gati gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë për mbështetje psikiatrike të paktën një herë në jetën e tyre. Sidoqoftë, qasja në psikoterapinë ambulatore shpesh është e mbushur me pengesa, siç janë koha e gjatë e pritjes, e cila, në disa raste, mund të vonojë trajtimin deri në disa javë.
Studime të ndryshme të kryera në disa vitet e kaluara tregojnë gjithashtu se shumë banorë zviceranë vuajnë nga çrregullime mendore të lidhura me punën. Për shembull, 27.1 për qind e punëtorëve zviceranë ankohen nga stresi dhe rreth 30 për qind ndjehen “të djegur emocionalisht” në punët e tyre.
Dhe Observatori Zviceran i Shëndetit raportoi se të paktën 200,000 njerëz (në një popullsi prej 8.5 milionë) pranojnë se u përpoqën të vetëvriteshin një herë gjatë jetës së tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?