Lajme
Si të votojmë në Zvicër ?
Më 20 tetor mbahen zgjedhjet parlamentare në Zvicër. Qytetarët ballafaqohen me një zarf të mbushur me dokumente, që për shumë nga ta nuk duket edhe aq e lehtë. Pra: si të votojmë?
Zgjedhjet parlamentare në Zvicër që do të zhvillohen më 20 tetor pritet të sjellin një rekord të numrit të kandidatëve për një ulëse në Parlament. Gjithsej 4652 veta kanë paraqitur kandidaturën, që përbën një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2015.
Kur kemi të bëjmë me zgjedhjet, qytetarët zviceranë shpeshherë ballafaqohen me një zarf të mbushur me dokumente, e që për shumë nga ta nuk duket edhe aq e lehtë. Pos një broshure që gjendet brenda zarfit, autoritetet federale japin vazhdimisht udhëzime se si të votohet.
Mënyra më e thjeshtë për të votuar, është që të merrni fletëvotimet me lista të gatshme të partive politike. Pra nëse jeni dakord me të gjithë ata kandidatë të propozuar në një listë, thjesht futeni të njejtën në zarfin të cilin duhet dërguar qoftë në vedvotim, apo edhe me postë.
Një mënyrë e dytë, është që t`i përshtatni listat zgjedhore me kandidatë. Nëse njëri nga kanditatët e propozuar në listë nuk ju pëlqen, ju thjesht mund ta fshini, duke venë një vizë mbi atë emër.
Si pjese e editimit të listës së kanditatëve, është edhe “Kumulimi”, që nënkupton se ju mund të votoni për të njejtin person dy herë, duke shënuar në një hapësirë boshe emrin e tij, apo edhe duke fshirë njërin nga kandidatët në listë. Ju po ashtu mund të kombinoni listën, ku mund të bëni edhe kombinime me ndonjë kandidat nga ndonjë parti tjetër. Por duhet pasur kujdes që në këtë rast, të mos kalohet numri i kandidatëve i caktuar paraprakisht në lista, e që varet nga kantonet.
„Panashimi“ është po ashtu një mënyrë tjetër e editimit. Kështu ju mund të zgjedhni kandidatë nga listat apo partitë e ndryshme. Edhe këtu ju mund ti shënoni emrat e rinj në pjesët bosh të listës, apo mbi emrat e fshirë më parë. Ekziston po ashtu edhe kombinimi mes Kumulimit dhe Panashimit në listat votuese.
Por nëse doni që të bëni një listë në vete, ju mund të merrni një fletëvotim të zbrazët, duke e plotësuar me kandidatët e parapëlqyer, të cilët figurojnë në listat zyrtare. Emrat duhet shkruar me dorë, ku duhet të jepen emrat dhe numrat e kanditatëve.
Gjatë mbushjes së fletëvotimit, në mënyrë që një fletëvotim të konsiderohet i vlefshëm, votuesit duhet të kenë parasysh disa rregulla:
1.Vetëm fletëvotimet zyrtare, pra ato që dergohen me postë, llogariten të vlefshme.
- Gjatë mbushjes, shkrimi duhet bërë me dorë dhe në mënyrë të lexueshme
- Zgjedhni vetëm kandidatët që figurojnë në listat zyrtare.
- Shënoni në mënyrë të saktë mbiemrin, emrin dhe numrin e kandidatit, pa ndonjë shkurtesë apo shenjë tjetër.
- Nje person në ndonjë listë, mund të votohet maksimun 2 herë, e po ashtu nuk duhet tejkaluar numri i ulësve, për të cilat konkurron kantoni juaj.
- Në njërën nga listat me kandidatë të propozuar, duhet që të paktën një kandidat në atë listë të qëndrojë.
- Në zarf apo dhe në fletëvotim nuk duhet shkruar ndonjë shenjë apo shkronjë.
Pas mbushjes së fletëvotimit, ju duhet ta vendosni atë brenda zarfit, si dhe të nënshkruani në dokumentin tuaj identifikues zgjedhor. Më pas për të dorëzuar fletëvotimin tuaj, ju mund të shkoni në vendvotimin tuaj në ditën e zgjedhjeve.
Votimi me postë është po ashtu një mundësi, apo edhe hedhja e zarfit në kutitë e posaçme që vendosen nga komunat gjatë kohës së zgjedhjeve.
Por një gjë që duhet pasur parasysh, është që duhet të respektohen afatet kohore për të votuar. Informacione për këto gjenden në zarfin me material zgjedhor, që zgjedhësit e marrin më së voni 3 javë para zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












