Kuriozitete
Si duhet të mbrohen fëmijët gjatë temperaturave të larta
Asnjëherë mos i lini fëmijët në veturë dhe asnjëherë mos i lini të flenë në veturë

Foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë rekomandojnë që:
Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.
Goditja nga dielli mund të quhet më drejte goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit, transmeton ATSH.
Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%, përcjell albinfo.ch.
Tipari më i rëndësishëm i goditjes nga i nxehti është temperatura jashtëzakonisht e lartë e trupit, viktima ka ndalim të procesit të djersitjes duke mos qenë ne gjendje të eliminojë nxehtësinë e tepërt të trupit të grumbulluar gjatë aktivitetit fizik.
Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç, ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilët merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri