Shkurt.ch
Sot ishte dita më e ngrohtë e këtij viti në Zvicër: 24.4 gradë
Kjo temperaturë është regjistruar sot në Binningen të Bazelit, ndërsa ngjashëm ishte edhe në pothuaj gjithë Zvicrën
Moti i ngrohtë pranveror në gjithë Zvicrën kishte filluar disa ditë më parë ndërsa ditën e shtunë, sot, temperaturat për pak nuk kanë kapur lartësitë që janë karakteristike për verën.
24.4 gradë celsius ka qenë temperatura më e lartë e matur sot në Zvicër, duke e bërë kështu 20 prillin ditën më të ngrohtë deri tash të këtij viti. Kjo temperaturë është regjistruar sot në Binningen të Bazelit, shkruan Meteonews në twitter.
Edhe dje në po këtë lokalitet të Bazelit është shënuar temperetura më e lartë në Zvicër deri atëherë, 23.4 gradë celsius.
Por, temperatura të ngjashme kanë mbretëruar edhe në shumë vende tjera, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Gösgen AG zhiva në termometër ka arritur 24 gradët.
Po ashtu në shumë vende buzë liqeneve e lumenjve janë parë skena të ngjashme me ato të verës: njerëz me rroba plazhi të shtrirë buzë ujit, duke bërë banjo dielli. Për zhytje në ujë ndërkaq duhet të pritet edhe ca kohë, pasi që temperaturat e ujit janë ende mjaft të ftohta.
Përveç tempüeraturave të larta, edhe diçka tjetër ua ka kujtuar zviceranëve stinën e verës, shkruan albinfo.ch. Kanë qenë vetëtimat dhe stuhitë tipike verore që janë parë gjatë ditës së sotme në regjionin e Beernës dhe atë të Solothurnit.
Meteorologët parashohin që ky mot i ngrohtë të mbretërojë të paktën deri në fund të Pashkëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










