Kosova
Kosova model për tolerancë fetare dhe paqësore në botë
Imami Labinot Maliqi, sot ka mbajtur një ligjëratë në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë mbi luftën kundër terrorizimit dhe sulmin e fundit që është bërë në Zelandën e Re, kur një terrorist vrau 50 persona të cilin ishin duke u lutur në xhami.
“Sulmin në fjalë e ka kryer një terrorist, një kriminel, një ekstremist i nxitur nga islamofobia të cilit ne nuk do të ia përmendim as emrin, e as fenë e tij”, tha ai.
Sipas tij udhëheqësit perëndimor duhet të mësojnë nga guximi dhe sinqeriteti i kryeministres së Zelandës së Re, dhe të përqafojnë myslimanët që jetojnë në vendet e tyre. Ai vlerësoi se veprimet e kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern duhet të admirohen nga të gjithë liderët e botes. Ajo tregoi një guxim dhe kundër urrejtjes. Ajo menjëherë e përshkroi ngjarjen si akt terrorist, ajo fitoi respektin e miliona njerëzve të botës”, tha ai, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch
Imami labinot Maliqi, vlerësoi se aktet terroriste synojnë frikësimin e një grupi tjetër. “Ne nuk kemi ardhur në këtë botë për të mbjellë frikë, por për të sjell paqe, harmoni e drejtësi, e dashuri për njëri tjetrin”, tha ai. Maliqi tha se bota sot ka nevojë për më shumë paqe. “Ne do të japim kontributin për paqe”, tha ai.
Ai ka ftuar institucionet e Kosovës që të dënojnë islamofobinë. “Injorimi i islamofobisë në vendin tonë, mund të krijojë terren si në Zelandën e re. I bëj thirre qeverisë së Kosovës, që sa më parë të dënohet islamofobia”, tha ai.
Maliqi ka ftuar të ndryshohet udhëzimi i MASHT-it që ndalon mbulesën e vajzave. “Kosova ka liri të madhe të besimit e tolerancës. Autoritetet e Kosovës kanë mbajtur aktivitete të ndryshme që kanë qëllim rritjen e tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore. Populli i Kosovës, ka tolerancë, Kosova mund të meret si model për tolerancë fetare e paqësore në botë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













