E-Diaspora
Arrestime në Zvicër dhe Belgjikë, shkatërrohet banda e njohur
Policia ndërhyri në 24 objekte banimi në Belgjikë, ndërsa në të njëjtën kohë u zhvilluan kontrolle edhe në Zvicër
Një grup trafikantësh droge, i përbërë nga shtetas shqiptarë dhe belgë janë arrestuar në operacione policore të koordinuara dhe të zhvilluara në Belgjikë dhe Zvicër.
Hetimi i drejtuar nga Policia Gjyqësore Federale e Leuvenit në Belgjikë, me mbështetjen e “EUROPOL”-it, ka çuar në arrestime të shumëfishta në vendndodhje të ndryshme të të dyja shteteve më herët gjatë këtij muaji.
Autoritetet belge nisën hetimet në vjeshtën e vitit 2017, pasi policia kishte marrë informacione se një organizatë belgo-shqiptare do të trafikonte, import-eksport, sasi të mëdha lëndësh narkotike.
Bastisjet policore që u kryen mes datave 4 dhe 6 shkurt rezultuan në arrestimin e 22 të dyshuarve dhe burgosjen e 6 të tjerëve nga autoritetet në Leuven. Policia ndërhyri në 24 objekte banimi në Belgjikë, ndërsa në të njëjtën kohë u zhvilluan kontrolle edhe në Zvicër, raportoi këtë të premte “EUROPOL”, transmeton TCH.
Policia zbuloi 6 plantacione, me 4.500 rrënjë kanabisi gjithsej, ndërsa ajo që bie në sy gjatë operacionit ishte gjetja e një plantacioni kanabisi me 1.000 rrënjë brenda një ish-klubi striptizmi. Ky plantacion ruhej nga dy të dyshuar me origjinë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, edhe në plantacionet e tjera ishin po shqiptarët që bënin roje, teksa qëndronin në mënyrë të paligjshme në vend.
Sa i përket operacionit, një sasi e madhe kanabisi, armësh zjarri, jelekësh antiplumb dhe 10 mijë euro “cash” u sekuestruan nga forcat policore.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














