E-Diaspora
Arrestohen nëntë punëtorë ilegalë në Gjermani
Në rastin e inspektimeve ilegale të punës të doganave gjermane, në sektorin e ndërtimtarisë, punëtorët e Kontrollit Financiar për punë ilegale, gjatë ditëve të fundit kanë ndaluar përkohësisht nëntë punëtorë të huaj, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë shqyrtimit të rindërtimit të një shtëpie në Ober-Mörlen (rrethina Wetterau), doganierët hasën në tre shqiptarë dhe një malazez, të cilët ishin të zënë me punë. Asnjëri nga punëtorët të moshës 29 deri në 52 vjeçare, nuk kanë pasur leje pune të nevojshme. Të gjithë kanë pasur vetëm nga një “vizë turistike”. Punëdhënësi pranoi se i kishte angazhuar personat, njofton më tej Albinfo.ch. Ata u arrestuan përkohësisht nën dyshimin për qëndrim të paligjshëm.
Në prishjen e një sallë në Limburg, inspektorët e punës ilegale, hasën në pesë ukrainas të moshës 39 deri 42 vjeçare, të cilët gjithashtu kanë qenë duke punuar pa asnjë dokument pune të vlefshëm. Ata dyshohet se kanë punuar së bashku edhe me katër punëtorë të tjerë hungarezë, për një kompani ndërtimi hungareze. Përveç kësaj, është konstatuar se atyre nuk u është paguar paga minimale e paraparë. Që të pesë personat janë arrestuar përkohësisht nën dyshimin për qëndrim të paligjshëm.
Në të dy rastet, punëtorët e jashtëligjshëm të huaj u janë dorëzuar autoriteteve përgjegjëse të emigracionit, pasi kanë paguar secili nga një depozitë sigurimi prej 200 eurosh dhe duke mbajtur pasaportat e tyre, informon Albinfo.ch. Ata janë dëbuar për në vendet e origjinës dhe ndaj tyre është shqiptuar ndalim i përkohshëm i hyrjes në territorin gjerman.
Autoritetet doganore kanë vazhduar hetimet për punëdhënësit e tyre, për punësim të paligjshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













