Lifestyle
Grupi Spice Girls do të ribashkohen pas një dekade
Grupi legjendar britanik, Spice Girls do të ribashkohen pas një dekade të ndarjes. Bendi ka bërë të ditur se do të nisin një turne me koncerte anembanë Britanisë së Madhe, ku më vonë do të performojnë edhe për publikun amerikan.
Megjithatë, bëhet e ditur se vajzave nuk do t’iu bashkohet Victoria Beckham, e cila sërish ka refuzuar të jetë pjesë e grupit, përcjell albinfo.ch.
Katër anëtaret e tjera të grupit të famshëm Melanie Broën, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të zbulojnë detaje të turneut të ribashkimit. Emma Bunton tha në emisionin e mëngjesit Heart Radio se grupi do të tregojë detaje përmes rrjeteve sociale.
“Jam shumë e emocionuar, do jetë brilante”, tha shkurtimisht këngëtarja angleze. Ndryshe, Victoria kishte deklaruar kohë më parë se i ka dhënë fund karrierës muzikore dhe nuk do të kthehet më në skenat e këndimit.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













