Lifestyle
Camila, Dua e Nicki fitueset kryesore në “MTV EMA 2018”
Këngëtarja kubano-amerikane, Camila Cabello, ishte fituesja kryesore në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “MTV Europe Music Awards”, e cila zuri vend të dielën mbrëma në qytetin spanjoll, Bilbao. Këngëtarja i fitoi disa prej shpërblimeve kryesore të mbrëmjes si: “Kënga më e mirë”, “Artistja më e mirë”, “Videoklipi më i mirë” dhe “Performuesja më e mirë amerikane”.
24-vjeçarja Cabello, e cila po ashtu ishte triumfuese në ceremoninë “MTV VideoMusic Awards”, e cila u mbajt në gusht të këtij viti, duket se i ka disa prej adhuruesve më të përkushtuar në botë.
Vëmendje të madhe në këtë ceremoni po ashtu mori ikona e muzikës, Janet Jackson, e cila gjatë mbrëmjes e pranoi çmimin “Global Icon”, si dhe e solli një performancë të paharruar në skenë, me ç’ rast i interpretoi disa prej hiteve më të njohura të karrierës së saj 40-vjeçare.
Ndër fituesit e tjerë të mbrëmjes ishte edhe këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, e cila e fitoi çmimin “Best Pop”, pastaj Shawn Mendes, i cili e fitoi çmimin “Best Live” dhe grupi “5 Seconds of Summer” e morën çmimi “Best Rock”.
Mbrëmja po ashtu u karakterizua me performancat mahnitëse të yjeve në skenë. Artistja Rosalia doli në skenë për ta interpretuar këngën e saj “Malamente”, me një veturë gjigante. Performancë të paharruar po ashtu dha bukuroshja shqiptare, Bebe Rexha, e cila e interpretoi hitin e saj “I’m a Mess”, e shoqëruar në skenë nga 100 valltarë.
Halsey po ashtu e dha maksimumin në skenë, duke e interpretuar këngën “Without Me” brenda një shiu të improvizuar.
Ceremonia u hap me performancën e Nicki Minajt, e cila e interpretoi hitin e saj të ri “Good Form” e përcjell pastaj nga grupi Little Mix, me të cilat e interpretuan këngën “Woman Like Me”.
Minaj po ashtu, u nderua gjatë mbrëmjes, duke i marrë çmimet “Best Look” dhe “Best Hip-Hop.”
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












