E-Diaspora
Rënie e numrit të azilkërkuesve në Zvicër

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, në Zvicër janë paraqitur 3664 kërkesa për azil, 23.6 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në shtator të vitit 2018 janë regjistruar 1097 kërkesa, duke përfaqësuar një rënie 22.1 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2017.
Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) parashikon që të parashtrohen edhe rreth 16’500 (+/- 2’500) kërkesa për vitin aktual. Planifikimi i krijuar nga Konfederata dhe kantonet tani bazohet në 19,000 aplikime për azil, informon Albinfo.ch.
Midis fillimit të janarit dhe fundit të shtatorit 2018, 11 484 kërkesa për azil u paraqitën në Zvicër, që paraqet një rënie prej 17.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shifra më e ulët për nëntë muajt e parë të vitit, që nga viti 2010.
Ky ndryshim spjegohet me rënien e konsiderueshme të migrimit nga ana e Mesdheut Qendror. Përveç kësaj, Zvicra nuk është një vend destinacioni për emigrantët që vijnë në Europën Perëndimore.
Në shtator, Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) ka trajtuar 1.749 kërkesa për azil në shkallë të parë. Nga këto, 279 rezultuan me një vendim pa hyrje (duke përfshirë 223 në bazë të Marrëveshjes së Dublinit), 391 personave iu dha azili dhe 643 janë pranuar përkohësisht. Numri i rasteve të pazgjidhura në shkallën e parë është 13,484; nga muaji i kaluar shifra ka rënë për 527 njësi.
Gjatë muajit shtator, 496 persona u larguan nga Zvicra nën kontrollin e autoriteteve ose u riatdhesuan. Zvicra ka kërkuar 469 parashtrues të kërkesave për t’u transferuar në shtetet e tjera të Dublinit dhe 161 janë transferuar në shtetin kompetent. Zvicra mori 475 kërkesa për kujdes nga shtetet e tjera të Dublinit dhe 96 vetë u transferuan në vendin tonë, informon më tej Albinfo.ch.
Që nga shtatori, vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve që erdhën në Zvicër ishin Eritrea (155 kërkesa, -54), Turqia (113 kërkesa, +15), Afganistani (111 kërkesa, +12) , Siria (107 kërkesa, -2) dhe Irani (77 kërkesa, +17).
Gjatë muajit shtator, 66 persona arritën në Zvicër si pjesë e programit të zhvendosjes së Zyrës së komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Në dhjetor të vitit 2016, Këshilli Federal vendosi të pranojë brenda dy vitesh një kontigjent prej 2000 viktimave të konfliktit sirian, raporton Albinfo.ch.
Ky program synon personat e cenuar veçanërisht në Siri dhe në vendet fqinje, të cilave UNHCR ua ka dhënë statusin e refugjatit. Deri në fund të shtatorit 2018, 1298 njerëz ishin mirëpritur në Zvicër.
Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil të paraqitur në Zvicër në fund të vitit 2018, do të jetë në rënie që nga dy vitet e fundit dhe varet shumë se si situata në Libi do të ndryshojë dhe se sa do të jetë numri i njerëzve që kalojnë Mesdheun Qendror.
Megjithatë, me zhvillimin e situatës, shifrat më të larta mbeten reale. Kjo është arsyeja përse SEM po ruan parashikimet e saj të shpallura në fillim të vitit dhe pret rreth 16,500 (+/- 2,500) kërkesa për vitin aktual. Parashikimet janë shqyrtuar në bazë të zhvillimeve të fundit, kështu që SEM tani e bazon planifikimin e saj në 19,000 parashtresa për azil dhe jo më shumë se 20,000.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?