E-Diaspora
Në Zvicër votuan 113 qytetarë të Maqedonisë, 100 PËR ndryshimin e emrit
Për Referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, u votua edhe në ambasadën e vendit tonë në Bernë të Zvicrës.
Nga gjithsejtë 321 qytetarë të regjistruar, 113 kanë votuar për, njoftoi ekskluzivisht, Halim Hyda, Kryetar i Komisionit Zgjedhor në Zvicër, njëherësh edhe Ushtrues detyre, Ambasador i Maqedonisë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
“Votimi krejt ka shkuar në rregull dhe ka qenë në nivel. Nuk janë regjistruar asnjë incident dhe parregullsi, qytetarët kanë qenë të kujdesshëm në votim. Për të votuar 321 qytetarë Maqedonisë janë regjistruar, vetëm 113 kanë votuar, 100 PËR, 10 Kundër dhe 3 të Pavlefshme”, tha në deklaratën, Halim Hyda, Kryetar i Komisionit Zgjedhor në Bernë.
Ndryshe komisioni është përbërë nga shtatë anëtarë, tre punonjës nga ambasada në Bernë, një nga misioni në Gjenevë dhe dy anëtarë kanë ardhur nga Maqedonia.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













